Dhimbja nën sqetull/ Nga çfarë shkaktohet dhe kur është problematike
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 23 November 2021
Dhimbjet që shfaqen në zonën e nën sqetullës mund të shkaktojnë shqetësim, që në disa raste është i justifikueshëm. Ka raste, kur një dhimbje e tillë mund të jetë pjesë e simptomave paralajmëruese të një ataku në zemër. Megjithatë, në shumicën e kohës, dhimbje të tilla nuk janë për tu shqetësuar. Sqetulla është një pikë takimi i muskujve, indeve, gjëndrave dhe enëve të gjakut.
Një lëndim i vetëm, mund të nxisë dhimbje në këtë zonë. Kur dhimbja është afatgjatë dhe shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në kraharor, nofull e qafë, atëherë duhet të shkoni me urgjencë tek mjeku. Duke lexuar më poshtë në këtë artikull do të mësoni për disa nga shkaqet më të zakonshme të dhimbjes nën sqetull.
Tërheqja muskulare
Njerëzit që ngrenë pesha shpesh, janë më të prirur të kenë një dhimbje të tillë. Kjo ndodh sepse stërmundimi fizik dhe ngritja e peshave nxisin tërheqjen muskulare. Nëse dhimbja vazhdon për më shumë se një javë, shkoni tek mjeku.
Alergjia
Sqetullat janë një vend ku manifestohen shpesh reagimet alergjike. Këto reagime vijnë si pasojë e kimikateve me të cilat bie në kontakt lëkura. Këto kimikate gjenden tek detergjentët, anti-djersa, parfumi, kremi i rrojës, sapuni dhe zbutësit e rrobave.
Infeksionet e Lëkurës
Nëse zona e nën-sqetullës është infektuar, ju do të përjetoni jo vetëm dhimbje por edhe kruarje dhe skuqje të lëkurës. Zona e nën-sqetullës duhet mbajtur e thatë dhe e pastër.
Gjëndrat Limfatike
Gjëndrat limfatike luajnë një rol thelbësor për sistemin imunitar. Ato gjenden me shumicë në zonën e sqetullës dhe nëse infektohen ose enjten atëherë ato shkaktojnë dhimbje. Nëse enjtja dhe dhimbja nuk largohen, atëherë duhet të flisni me një mjek.
Angina
Angina ndodh kur në gjak mungon oksigjeni. Kjo ndodh rëndom si pasojë e bllokimit të ndonjë ene gjaku. Dhimbja që shkakton angina mund të shfaqet në sqetull por edhe në shpinë, qafë, nofull e shpatulla.
Të tjera
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...
-
Petkoviqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE operacion kundër Serbisë
Operacion kryesisht të drejtuar kundër Serbisë dhe popullit serb, e ka quajtu...
-
Sa ḁrmë pa leje kanë kosovarët?
Armët pa leje në duart e qytetarëve të Kosovës, paraqesin rrezik serioz, thon...
-
Arrestohet një i dyshuar për vra*je në tentativë në Ferizaj
Është arrestuar dje një person për vrasje në tentativë në Ferizaj që ka ndodh...