Kurti në Vjenë diskutoi sfidat madhore për Kosovën dhe demokracinë në Evropën Juglindore
Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 22 November 2021
Stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike në Kosovë, u veçuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në diskutimin me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, organizuar nga Instituti “Karl Renner” në Vjenë.
Kryeministri diskutoi për sfidat madhore për Kosovën, demokracinë në Evropën Juglindore dhe më gjerë, dhe se si mund të forcojnë demokracitë njëra-tjetrën.
„Jemi krenar që kemi një kabinet qeveritar me ministra të arsimuar dhe qytetar qëllim-mirë“, tha kryeministri. Ai theksoi diversitetin dhe solidaritetin e kabinetit, ku nga 15 ministri, pesë udhëhiqen nga gratë, ndërsa dy zëvendësministre janë gra.
Po ashtu, në qeveri ka përfaqësim te komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me një zëvendëskryeministre boshnjake, një ministër serb, një ministër turk dhe një ministër nga komuniteti egjiptian në Kosovë.
Duke folur për zhvillimet e muajve të fundit, kryeministri Kurti theksoi përqendrimin e Qeverisë në punësim dhe drejtësi, dy nga prioritet për të cilat është votuar nga populli.
Ai veçoi operacionet e ndërmarra nga organet e rendit në luftimin e korrupsionit dhe shkatërrimin e grupeve kriminale.
Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me shtetet që kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Duke kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën, ai theksoi nevojën për mbështetje edhe për njohje të pavarësisë nga pesë vendet mosnjohëse.
Bazuar në stabilitetin institucional në Kosovë, ai tha se mund të rritet raporti ndërmjet eksportit dhe importit me Austrinë. Ndërsa, rritja e investimeve të huaja në muajt e fundit, shton optimizmin për të ardhmen.
Ky diskutim u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po zhvillon në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
Gjatë kësaj vizite, krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...