Për vendimet e Gërvalla-Schwarz reagon Presidenca, s’japin sqarime
Autori: Gazeta inFokus
15:37 | 22 November 2021
Edhe pse vendimi është i nënshkruar nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila merret vetëm emërime diplomatike e konsullore, ndaj raportimit për emërimin e Vehbi Miftarit si “përfaqësues” për kontakte në Selinë e Shenjtë, ka reaguar Zyra e presidentes, Vjosa Osmani.
Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, përmes një sqarimi të dërguar në Demokracia.com ka thënë se emërimi është bërë në përputhje me praktikat e mëhershme, pa treguar cilat janë ato praktika.
“Këshilltari i Presidentes nuk është emëruar të shërbejë në ndonjë mision diplomatik e as nuk do të marrë ndonjë grade diplomatike. Do të mbajë kontakt me Selinë e Shenjtë, si person kontaktues nga Kosova, në përputhje të plotë me praktikat e mëhershme të institucioneve dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi. Prandaj lajmi i publikuar nga ana juaj është i pasaktë”, ka thënë Kupina.
Megjithatë, sipas burimeve brenda MPJ-së, nuk ekziston asnjë praktikë e mëhershme që Ministrja e Jashtme emëron këshilltar të një presidenti si persona kontaktues me Selinë e Shenjtë, sepse kontaktet mbahen nga diplomatët e Kosovës. Emërimet e mëhershme mësohet se kanë qenë pjesë e rrjetit diplomatik.
Edhe në vendimin e ministres Gërvalla-Schwarz, duke iu referuar vendimit të presidentes nr. 61/2021, dt. 06.10.2021, theksohet qartë se Vehbi Miftari caktohet të shërbejë në Misionin Diplomatik të Republikës së Kosovës në Romë/Itali.

Demokracia.com ka insistuar të marrë përgjigje plotësuese nga këshilltari i presidentes Osmani lidhur me praktikat e mëhershme, por më nuk kemi pranuar përgjigje.
Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Vehbi Miftari, sipas vendimit të çuditshëm të ministres Gërvalla-Schwarz, do të paguhet sa një Ministër Këshilltar, që sipas burimeve brenda MPJ-së paga mujore sillet në afër 3 mijë euro. Edhe pse precizohen se të ardhurat personale të Miftarit do të jenë të barasvlershme me gradën diplomatike Ministër Këshilltar, sipas këtij vendimi, kjo ekuivalencë nuk nënkupton marrjen e kësaj grade. Nëse llogariten edhe shpenzimet e banimit dhe shpenzimet e tjera që pritet t’i ketë si “përfaqësues” i Republikës së Kosovës në Vatikan, shpenzimet e Miftarit në total për 4 vitet e ardhshme mund të arrijnë në rreth gjysmë milioni euro. /Demokracia.com/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































