Avokatët e të akuzuarve në rastin e Ivanoviqit të bindur në pafajësinë e klientëve të tyre
Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 22 November 2021
Derisa po dëgjohen dëshmitarët e parë të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, avokati i të akuzuarit, Rade Basara, Tomë Gashi ka thënë se deri më tani s’ka asgjë konkrete që do t’i ndihmonte trupit gjykues për marrjen e një vendimi të ligjshëm dhe të drejtë.
Në periudhën e pauzës, para Gjykatës Themelore në Prishtinë, Gashi tha se në momentin e vrasjes së Ivanoviq, klienti i tij nuk ka qenë në Kosovë.
“Deri tani nuk ka asgjë konkrete që do t’i ndihmonte gjyqtarit për të sjellë një vendim të ligjshëm dhe të drejtë. Për neve avokatët brengë është mbajtja në paraburgim e klientëve tanë për më shumë se dy vjet, por gjykata ka konsideruar se kjo është e nevojshme. Pasi një pjesë e tyre kanë shtetësi të dyfishtë përveç të Kosovës dhe sipas tyre nëse mbrohen në liri do të jetë e vështirë qasja e tyre në seancë gjyqësore…Gjykata ka lejuar që ajo t’i sheh të gjithë dhe të akuzuarit, por se ka identifikuar asnjë prej tyre. Sa i përket klientit tim, ai në ditën e vrasjes si polic i Kosovës nuk ka qenë në Kosovë”, tha ai.
Ndërsa, Musa Damati, avokat i të akuzuarës, Silvana Arsoviq, tha se në 12 mijë faqe material për këtë çështje, s’ka prova që e përfshijnë klienten e tij.
“Në këtë proces ligjor i kemi më shumë se 12 mijë faqe material në këtë çështje. Në asnjërën prej tyre nuk ka prova që direkt apo indirekt mund të indirekt e përfshijnë klienten time. Në fund të këtij procesi do të dëshmojmë pafajësinë e saj të plotë” tha ai.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pas pak pritet ta vazhdojë dëshminë e saj, ish-bashkëpunëtorja e afërt, Ivanoviq, Ksenja Bozhoviq.
Të tjera
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...