Aksion i madh i Policisë në Parkun Nacional Sharri, arrestohen 15 persona, 8 lirohen nga Prokuroria
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 19 November 2021
Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndërmarrë një operacion kundër shkatërrimit dhe prerjes së pyjeve në Parkun Nacional Sharri.
Basri Shabani, drejtor i policisë për Rajonin e Ferizajt ka njoftuar se në dy aksione të ndara janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje 15 persona.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 18.11.2021 duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit, nga sektori i hetimeve rajonale në bashkëpunim, përkrahje dhe asistencë nga njësia e reagimit të shpejtë dhe njësitet patrulluese në terren ka filluar të zbatojë planin operativ ‘Sharri 2021’. Në kuadër të këtij plani operativ janë ndërmarrë një seri veprimesh në parandalim dhe zbulim të kryesve të veprës penale të shkretimit të pyjeve dhe vjedhjeve të pyjeve në Parkun Nacional Sharri. Në dy lokacione të Parkut Nacional janë kapur në flagrancë dhe arrestuar 10 persona duke prerë dru”, ka thënë Shabani.
Më tutje, Shabani njoftoi se tetë persona të tjerë pas intervistimit nga prokurorja e rastit janë liruar në procedurë të rregullt.
Megjithatë, Shabani njoftoi se hetimi ndaj tyre do të vazhdojë.
“Në të njëjtën kohë në pesë lokacione në fshatin Ivar në dy lokacione, Rakaj, Dubravë dhe Sllatinë janë kontrolluar, pasi të njëjti dyshohet se për një kohë të gjatë janë duke u marrë me dëmtimin e Parkut Nacional me prerjen e drunjëve. Këta persona kanë qenë nën hetim që një kohë të gjatë. Në këtë operacion janë arrestuar pesë persona të cilët me urdhër të Prokurorisë janë ndaluar për 48 orë. Personat e dërguar në mbajtje janë Sh.L. viti i lindjes 1995, fshati Ivaj Kaçanik, N.L. viti i lindjen 1987, fshati Ivaj në Kaçanik, E.Sh. i lindur më 1983, fshati Sllatinë në Kaçanik, B.R. i lindur në vitin 1992 në Kaçanik dhe G.S i lindur në 1987 në Kaçanik. Ndërsa tetë persona të tjerë që janë shoqëruar në stacionin policor janë liruar në procedurë të rregullt, por se hetimi ndaj tyre do të vazhdojë”, ka thënë më tutje ai.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...