Lajme

Kështu tallej live me Policinë e Kosovës 29-vjeçari që u arrestua për tentim-grabitjen e armatosur në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 07:58 | 19 November 2021

Leutrim Latifi, emër i njohur nga autoritetet e rendit për kryerje të grabitjeve të armatosura në vitet 2018-2019, ka përfunduar sërish në pranga të Policisë së Kosovës.

Ai tani u kap nën dyshimin se të hënën mbrëma, në Prizren, bashkë me dy të tjetë tentuan të kryejnë grabitje në një argjendari, duke lënë të plagosur babë e birë që punonin në lokal.

Të dyshuarit nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

29-vjeçari, Leotrim Latifi konsiderohet një nga personat më të rrezikshëm në Kosovë, i cili ndonëse kryes i grabitjeve të ndryshme të armatosura, ishte në liri.

Rikujtojmë se Leutrim Latifi pasi ishte arratisur nga Kosova, në shkurt të vitit 2019 ishte arrestuar nga autoritetet malazeze ndërsa vetëm pas tre muajve ishte ekstraduar në Kosovë.

Me 3 janar të vitit 2019 si Leotrim Latifi e Kastriot Shala talleshin në Facebook live nga një shtet i Evropës me Policinë e Kosovës, e cila ishte në kërkim të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera