Dalin detaje tronditëse nga vrasja e 8 vjeçarit në Fier
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 18 November 2021
Tronditës është rrëfimi i Klodian Çalamanit para hetuesve, pas vrasjes mizore të vogëlushit Mateo Vasiu.
Raportohet se vrasja është zbuluar nga këqyrja e kamerave të sigurisë disa metra pranë banesës së të miturit, ku është konstatuar se, Mateo Vasiu është parë të dalë nga banesa e gjyshes së tij me një biçikletë në lagje.8-vjeçari kishte shkuar të blinte një bukë për Çalamanin, i cili i kishte dhënë edhe lekët. Por kur ai u kthye tek fqinji i tij, rezultoi që të ishin minutat e fundit për të.
Pasi ka parë kamerat e sigurisë, policia ka kontrolluar banesën e Klodian Çalamanit, i cili u gjend në banesë. Policia ka arritur të gjejë biçikletën, brenda në oborrin e shtëpisë, por asnjë gjurmë të Mateos. Gjatë kontrolleve policia ka parë pjesën e punuar të tokës.
Pasi janë afruar kanë parë edhe dorën e vogëlushit të mbetur jashtë gropës, ku ishte mbuluar nga Klodian Çalamani.
Ndërkohë është zbuluar edhe dëshmia e vrasësit të 8-vjeçarit, i cili ka thënë se vrasjen e kishte kryer pasi fëmija e kishte sharë, duke e akuzuar, më pas se i kishte ngacmuar nënën e tij.“Më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël i Florës, të cilit nuk ja di emrin, i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazmë te oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë dhe me thoshte, ‘…pse ma ngacmon mamin dhe vazhdonte të shante’. Ndërsa unë i them ‘ik se e di unë çfarë bëj…” dhe djali vijonte të më shante. Në këtë kohë, unë e kam qëlluar me kazmë qylyke, me pjesën e prapme të kazmës e cila është me kunj hekuri në kokë, i cili menjëherë u rrëzua dhe mbasi u rrëzua në tokë unë e qëllova përsëri me kazmë në kokë, dhe fëmija nuk u ngrit më. Më pas i kam lidhur duart nga mbrapa, me një lidhëse këpucësh. Mbasi e pash që fëmija kishte vdekur e kam kapur prej këmbë, e kam tërhequr zvarrë dhe e kam hedhur te një gropë, e cila ndodhet rreth 5-6 metra larg vendit ku e vrava”, ka thënë Çalamanit gjatë dëshmisë së tij.
“Brenda në oborrin e banesës time, pasi e afrova te gropa e cila mundet të ishte rreth 1 metër e thellë, e kam shtyrë fëmijën e vdekur me këmbë, duke e rrëzuar brenda saj. Më pas e kam mbuluar me dhe, duke gërmuar me lopatë afër gropës dhe dheun që nxirja prej saj, ja hidhja fëmijës që ta mbuloja, të cilin e mbulova plotësisht. Mbasi mbarova, duke e mbuluar fëmijën qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Kur kam vrarë djalin e Florës dhe e kam groposur brenda në oborrin e shtëpisë time, nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi për fëmijën që vrava dhe groposa në oborrin e banesës time”, ka përfunduar ai.Një detaj tjetër tronditës është se autori edhe pse kishte kryer krimin, kishte bërë të paditurin duke i pyetur disa herë nëse e kishin gjetur. /ABC News/
Të tjera
-
QP “Clinton” kujton sulmet e NATO-s: 25 vjet më parë dëbuam me sukses forcat serbe
“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. ...
-
Pacolli thotë se në Qeverinë Kurti bashkëpunimi me Shqipërinë u rrit si asnjëherë më parë
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli e ka mohuar se ka marrëdhënie të acaruara m...
-
Rrugëtimi i Kosovës në një çerek shekulli liri
25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Ko...
-
Sëmundjet nga pickimet e mushkonjave, kërcënim i madh për Evropën, ja arsyeja
Ndryshimet klimatike po nxisin përhapjen e specieve pushtuese të mushkonjave ...
-
Agjenda e presidentes Osmani për 25 vjetorin e çlirimit
Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t...
-
Video e tmerrit tregon fabrikën e ‘robotëve humanoidë’ me fytyra të detajuara njerëzore që mund të zëvendësojnë këdo (Pamje)
Shprehja ‘asgjë nuk është siç duket’ ngrihet në një tjetër nivel kur shikon p...
-
Dëbohet kosovari, jetonte në Gjermani nga viti 1989
Një person nga Kosova mund të dëbohet nga Qarku i Göttingen-it. Gjykata Admin...
-
Veteranët britanikë që shërbyen në kuadër të KFOR-it, pas dy dekadave vizitojnë Kosovën
Një grup ushtarësh të dikurshëm britanikë, të cilët shërbyen në Kosovë si pje...
-
Kuvendi mban seancë solemne për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
Njëzet e pesë vjet më parë, në Kosovë hynë trupat paqeruajtëse të NATO-s. Në ...
-
1500 ushtarë të FSK-së do të parakalojnë në shesh me rastin e Ditës së Çlirimit
Sot shënohet 25-vjetori i Ditës së Çlirimit të Kosovës. Në 25-vjetorit, pë...
-
Moti sot me diell, temperatura 31°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet m...
-
Kurti e Konjufca drekojnë me miqtë e Kosovës: Walker-in, Begaj-n, Mesiq-in e Robertson-in
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kan...