Lajme

Krasniqi përshëndetë ngrohtësisht ministrin e ri të Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 18 November 2021

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), njëherit edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi është përshëndetur ngrohtësisht me ministrin e ri të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Latifi e Krasniqi me hyrë në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës është kanë bërë një bashkëbisedë të shkurtër ndërmjet vete.

Gjatë bisedës, të dy këta u përshëndetën edhe nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Të martën në një konferencë për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi Rifat Latifin ministër të ri të shëndetësisë. kjo pasi që ky dikaster kishte mbetur pa një ministër meqë Arben Vitia pati dhënë dorëheqje nga ky post, me arsyen se ishte futur në garë për të parin e Prishtinës në zgjedhjet lokale 2021.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera