Dani Alves më pak i paguari, por ka klauzolën e çuditshme
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 18 November 2021
Dani Alves nënshkroi kontratën me Barcelonën të mërkurën me kohëzgjatje deri në fund të sezonit. Më pas u prezantua në “Camp Nou” në një ceremoni ku transmetoi energji dhe atmosferë pozoitive. Disa orë më vonë, RAC1 ka zbuluar një detaj kurioz që përmban kontrata e mbrojtësit brazilian. Mbrojtësi do të duhet të paguajë një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh nëse largohet nga Barcelona para 30 qershorit.
Është për t’u habitur që një lojtar 38-vjeçar me pagën më të ulët në të gjithë skuadrën e Barçës ka një klauzolë kaq të lartë. I njëjti informacion garanton gjithashtu se nuk do të ketë mundësi për vijimin e marrëveshjes për një sezon të dytë, por sqarohet se ka një predispozitë të mirë nga të dyja palët që zgjatja e bashkëpunimit të realizohet.
Pikërisht, vetë Alves në prezantimin e tij foli për një zgjatje të mundshme të kontratës së tij edhe për një sezon: “Nuk është shqetësim. Vij deri në qershor, pastaj mund të flitet për gjithçka. Do të duhet të shihen rezultatet, është një periudhë prove. Nëse marr notën 4.5, e di që jam i ngelur në klasë. Duhet të kesh notë të lartë për të vazhduar. Nëse jo, do ta përgatis vetë valixhen në qershor.”
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...