Këta janë kandidatët potencial për Bordin e KPMM-së që pritet të votohen sot në Kuvend?
Autori: Gazeta inFokus
10:58 | 18 November 2021
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbi 1 vit e gjysmë që ka mbetur pa Bord funksional. Lista prej 15 kandidatësh tashmë i ka shkuar Kuvendit të Kosovës për votim, ku në seancën e sotme pritet të votohet 5 kandidatët më të përshtatshëm për këtë pozitë.
Kjo listë e kandidatëve fillimisht është miratuar në komisionet përkatëse të Kuvendit dhe më pas edhe në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më datë 27 tetor 2021, ku është aprovuar propozimi i Komisionit për përzgjedhjen e pesë kandidatëve potencial për anëtarë të Bordit të KPMM-së.
Kandidatët e propozuar për votim sot në Kuvend janë këta:
- Midin Bojaxhiu, 2.Qamil Suka, 3. Gani Maliqi, 4. Rrezarta Pushkolli-Makolli, 5. Shaqir Rexhepi, 6. Atifete Zuna, 7. Ibush Luzha, 8. Selvete Grajçevci-Pllana, 9. Bexhat Bytyqi, 10. Jahir Gashi, 11. Gani Kastrati, 12. Ibrahim Krasniqi, 13. Behxhet Nimani, 14. Zenel Selfijaj, 15. Bajram Hoxha.
Ndryshe, KPMM-ja si institucion i pavarur i përgjigjet direkt Kuvendit të Kosovës përmes Bordit udhëheqës të këtij institucioni, duke zbatuar Ligjin për Miniera dhe Minerale, Ligjin për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare si dhe të gjithë Strategjinë Minerare në Kosovë.
Mbledhja e Kuvendit pritet të mbahet sot me fillim nga ora 10, dhe pika për përzgjedhjen e 5 anëtarëve të Bordit të KPMM-së është pika e fundit e rendit të ditës. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viktimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































