Lajme

13 pacientë të hospitalizuar me Covid-19, në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 18 November 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim spitalor janë 41 pacientë, 13 pacientë me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-covid, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, përderisa në mjekimin intnesiv të Klinikës Infektive ka 2 pacientë.

Numri i pacientëve me COVID-19 dhe post-covid,  sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19

-Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë

-Spital i Pejës, 3  pacientë

-Spitali i Gjakovës, 6 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera