Rozë

“Jam rritur jetim, por me prindër të gjallë”, konkurrenti i “Për’puthen” habit të gjithë me rrëfimin

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 18 November 2021

Për’puthen – Gjatë puntatës së djeshme të “Për’puthen” u transmetua takimi i zhvilluar mes Efit dhe Samiut.

Ky i fundit duket se është ndjerë mirë në takim, pasi ka vendosur që të rrëfejë disa detaje mjaft private për jetën e tij.

Konkurrenti i këtij reality show i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij duke thënë se është rritur jetim, pavarësisht se ka pasur prindër e familje. Për këtë i referohet faktit se ka bërë gjithmonë atë që ka dashur, pavarësisht se ka pasur apo jo mbështetjen e familjes.

-Advertisement-

“Kam pasur prind e të gjithë, por jam rritur jetim. Kam bërë gjithmonë çfarë kam dashur. Kjo i bie të kesh prind e të rritesh jetim. Më kanë dhënë përkrahje apo jo, unë e kam ndjekur rrugën time. Jam këtu për të gjetur dikë që më ka përshtatet ose është pak a shumë si unë”, tha ai, i cili më pas pyeti Efin nëse jeton vetëm apo me familjen.

“Po. Kam dhe një vëlla. Jetojmë të katërt bashkë”, tha ajo që më pas pyet Samiun nëse ai dashuruar ndonjëherë?

“Po, 15 vjeç”, tha Samiu, i cili nuk dëshironte të fliste shumë për familjen dhe kjo gjë i bëri skeptik ata në studio, madje Arjani tha se e dramatizoi aq shumë sa që menduan se me vërtetë ishte jetim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera