Më shumë se 10.000 të vdekur në Kroaci që nga fillimi i epidemisë
Autori: Gazeta inFokus
06:55 | 18 November 2021
Në 24 orët e fundit në Kroaci janë regjistruar 6670 raste të reja me koronavirus, kanë vdekur 64 persona, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë shënuar 10050 të vdekur, njoftoi Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.
Janë 37.144 raste aktive, mes tyre 2 433 pacientë me trajtim spitalor dhe 323 me respiratorë. Janë testuar rreth 15 500 qytetarë.
Që nga fillimi i epidemisë, 551.000 njerëz janë infektuar dhe 10.050 kanë vdekur.
51.18 për qind e popullsisë së përgjithshme, pra 61.15 për qind e të rriturve, janë vaksinuar me të paktën një dozë. Gati 18 mijë qytetarë morën dozën e parë të vaksinës ditën e djeshme.
Në Kroaci, nga e hëna, për hyrje në institucionet publike dhe shtetërore nevojitet një certifikatë hyrje, pasi që në fillim të tetorit është futur tashmë në sistemin shëndetësor dhe institucionet e mbrojtjes sociale.
Sipas vendimit të ri të Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, punonjësit në institucionet publike dhe shtetërore, ku përfshihet edhe niveli vendor, duhet të kenë dëshmi se janë vaksinuar ose kapërcyer sëmundjen vitin e fundit.
Nëse nuk e kanë atë, duhet të testohen dy herë në javë dhe testimi është falas për ta, pra me shpenzimet e punëdhënësit.
Sipas disa përjashtimeve, si për shembull fëmijët nën 16-vjeç, duhet të kenë certifikatë edhe përdoruesit e institucioneve publike dhe shtetërore.
Sa i përket shkollave, certifikatat u futën vetëm për punonjësit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































