Besnik Bislimi i “sulet” BQK-së, bashkëpunëtorja e tij nesër pritet të votohet në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 17 November 2021
Bashkëpunëtorja e ngushtë e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi pritet të votohet në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës për anëtare të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Bëhet fjalë për kandidaten për anëtare të Bordit, Mimoza Mustafa, e cila sipas burimeve të portalit Front Online, është bashkëpunëtore e ngushtë e zëvendëskryeministrit Bislimi në Universitetin Amerikan të Kosovës.
“Mimoza Mustafa është bashkëpunëtore e ngushtë e zv/kryeministrit Besnik Bislimi në AUK. Ajo pritet të votohet të enjten në Kuvend për anëtare të Bordit të BQK-së”, thotë ky burim i Front Online.
Zëvendëskryeministri Bislimi edhe në formularin e deklarimit të pasurisë e ka potencuar se është edhe profesor në AUK, ku ka të hyra prej 3780 €. Ndërsa Mimoza Mustafa është ligjeruese në AUK që nga viti 2006.
Përpos Mimoza Mustafës në garë për anëtarë të Bordit të BQK-së është edhe një zyrtar tjetër i VV-së (Bashkim Nurboja), Bedri Peci, But Dedaj dhe Kosovare Ukshini. Njëri prej këtyre 5 emrave duhet ta marrë shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit për Bordin e BQK-së.
Përndryshe, Kuvendi i Kosovës të enjten ka seancë, ku pika e 36 e rendit të ditës është: Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Zëvendëskryeministri Bislimi pak ditë më herët tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka disa ekspertë dhe se nuk i ka marrë këta ekspertë për t’i futur turshi, por i ka marrë për t’i avancuar proceset.
“Gjithkund ku ne mendojmë që ekspertët tanë mund t’i avancojnë proceset, do të jemi të lumtur nëse mundemi t’i përdorim në atë drejtim, por kjo nuk hyn në kategorinë e emërimeve politike”, pati thënë Bisilimi.Front Online.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...