Lajme

Rrahje masive mes 30 persona në Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 15 November 2021

Në një lokal në Mitrovicë të Veriut, ka ndodhë një rrahje masive rreth 30 persona ku dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, shkruan Gazeta Infokus.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.

“Është raportuar se në një lokal ka ndodhë një rrahje masive ku dyshohet se kanë qenë rreth 30 persona, disa prej tyre kishin qenë të dehur, dyshohet të ketë pasur edhe të shtëna armësh, pasi në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës. Si pasojë e rastit një person, viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit disa prej personave që kishin qenë të përfshirë në rast janë ndaluar deri sa të këndellen për shkak se kishin qenë nën ndikim të alkoolit. Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera