Profili i kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 15 November 2021
Në raundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura më 17 tetor kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të parin e Prizrenit, Shaqir Totaj kishte 31.36 për qind të votave, pra më pak se kundërkandidati i tij nga Vetëvendosje, Mytaher Haskuka.
Por të dielën e 14 nëntorit, Totaj siguroi fitoren për të parin e Komunës së Prizrenit.
Ai në raundin e dytë fitoi besimin e 27 mijë e 17 (51,01%) të qytetarëve. Ndërsa Haskuka mori 25 mijë e 942 apo 48,99 për qind të votave.
Kujtojmë që Totaj ishte në garë më Haskukën edhe në zgjedhjet lokale të 2017-tës, ku në raund të parë kishte fituar 19 mijë e 869 apo 29,75% të votave, kurse kundërkandidati i tij kishte 14 mijë e 967 apo 22,41 përqind të votave.
Por në raund të dytë, Haskuka kishte dalë i pari. Ai fitoi 25 mijë e 949 apo 50,36 përqind të votave, kurse Totaj, 25 mijë e 577 apo 49,64 për qind.
Por kush është Shaqir Totaj?
Më poshtë sjellim profilin e kryetarit të ri të Prizrenit
Totaj që nga viti 2017 është aktivisht pjesë e politikes.
Ai është i martuar me Flutrën dhe ka dy fëmijë, Elenën dhe Adonisin.
Ai ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin në Prizren. Totaj ka diplomuar në Univeristetin e Prishtinës si dhe studimet postdiplomike i ka vijuar në Universitetin e Uashingtonit në lëminë e menaxhmnetit dhe Lidershipit Ekzekutiv në sektorin Publik. Ai nga TADAT, programi special i FMN-së në Uashington DC, është certifikuar si ekspert ndërkombëtar për performancë të Administratës Tatimore.
Shaqir Totaj ishte angazhuar në ngritjen e institucioneve të reja pas luftës, ku kishte filluar punë në ATK, ku kishte mbajtur pozita të ndryshme menaxheriale, si menaxher i zyrës rajonale në Prizren dhe Pejë, menaxher i Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj në Prishtinë.
Totaj për tetë vite e ka udhëhequr klubin e basketbollit “Bashkimi” në Prizren. Për dy mandate ka shërbyer si nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...