Lajme

Aksidenti i rëndë në Prishtinë, lëndohen tetë persona

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 12 November 2021

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:30.

“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar tetë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

-Advertisement-

Ajo ka bërë te ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

Njësia rajonale e trafikut ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy