Eurodeputetët dënojnë Serbinë pasi mbrojti muralin e Ratko Mlladiq
Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 11 November 2021
Në një deklaratë të përbashkët, deputetët e Parlamentit Evropian dënuan autoritetet në Serbi dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, duke thënë se është e papranueshme që policia të mbrojë muralin e një të dënuari për krime lufte në vendin që është kandidat për anëtarësim në BE.
Deklarata është nënshkruar nga nëntë eurodeputetë dhe siç shkruan rs.n1info duke e cituar nova.rs, dokumenti i është ofruar edhe raportuesit për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik-ut, por ai ka refuzuar ta nënshkruajë, transmeton Klan Kosova.
Në deklaratë thuhej se murale të Ratko Mlladiq, një gjeneral serb boshnjak i dënuar për krime lufte në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjenocid në Srebrenicë para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dhe të tjerëve si ai, u gjetën në të gjithë Serbinë.
“Një nga muralet e Mlladiqit, e cila është pikturuar para disa muajsh në qendër të Beogradit, është dashur të hiqet, por policia serbe dje e ka penguar këtë. “Ndërsa një grup aktivistësh për të drejtat e njeriut, të udhëhequr nga Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, njoftuan për heqjen e tij për 9 Nëntor, Ditës Ndërkombëtare kundër Fashizmit dhe Antisemitizmit, por Ministria e Brendshme e Serbisë e ndaloi tubimin”, thuhet në deklaratë.
Sipas burimeve të mediave serbe, ky dokument i është ofruar edhe eurodeputetit Vladimir Bilçik, por ai nuk ka pranuar ta nënshkruajë.
Në deklaratë thuhet se aktivistët serbë, pavarësisht ndalimit nga policia, janë mbledhur për të protestuar kundër muralit, i cili është mbrojtur nga policia, duke sjellë përshkallëzimin e konfliktit dhe arrestimin e dy aktivistëve.
“Mbrojtja e muralit është një shembull tjetër se çfarë mendon Qeveria e Serbisë dhe presidenti Vuçiq për pajtimin, sundimin e ligjit, demokracinë dhe bashkëpunimin rajonal. Edhe një herë, autoritetet serbe dhe zyrtarët më të lartë politikë serbë kanë treguar hapur se nuk e respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe vendimet e saj, si dhe viktimat e luftërave jugosllave. Është krejtësisht e papranueshme që një vend kandidat për në BE ts vendosë policinë për të mbrojtur një mural të një krimineli të dënuar lufte, i cili është drejtpërdrejt përgjegjës për krimet dhe vrasjet masive në dhe rreth Srebrenicës në korrik të vitit 1995, duke kontribuar kështu drejtpërdrejt në ri-traumatizimin e viktimës. U bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës, sepse kjo është në kundërshtim me të gjitha vlerat evropiane dhe universale të të drejtave themelore të njeriut. Qytetarët e Serbisë meritojnë të jetojnë në një vend, qeveria e të cilit respekton viktimat dhe të drejtat e njeriut, dhe jo në një vend që mbron pikturat murale të kriminelëve të luftës,” citohet të kenë deklaruar eurodeputetët.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































