Lajme

Ekzekutohen pagesat për 2 mijë e 230 lehona

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 10 November 2021

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është është ekzekutuar pagesa për 2,230 lehona përfituese që kanë aplikuar gjatë muajit tetor.

Murati ka bërë të ditur se nesër do të ekzekutohet pagesa e dytë edhe për lehonat që kanë aplikuar më herët, dhe tashmë janë në sistem.

“Gjithsej, mbi 4,400 përfituese. Njëkohësisht, është ekzekutuar edhe pagesa retroaktive për shtesat për fëmijë, për 809 përfituese që muajin e kaluar i kishin llogaritë bankare jo-valide”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Ministri ka theksuar se këtë muaj ka pasur fluks të madh aplikimesh dhe për këtë arsye u ka marrë më shumë kohë validimi e procesimi i pagesave – mbi 90 mijë pagesa të procesuara gjithsej, pa llogaritur masat tjera të pakos.

“Andaj shpresojmë në mirëkuptim për këtë vonesë, të cilën shpresojmë ta evitojmë muajve në vijim”, tha Murati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera