Lajme

Tre pacientë me COVID në spitalin e Pejës, të tre të pavaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 09 November 2021

Nga spitali i përgjithshëm i Pejës kanë bërë të ditur se tre pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në këtë spital.

Sipas këtij spitali, të tre pacientët janë të pavaksinuar. Njëri nga ta është në oksigjenoterapi.

Nga spitali i Pejës po ashtu kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit në këtë spital janë kryer 607 vizita specialistike, 16 operacione dhe mbi 5 mijë analiza.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 607 Vizita Specialistike;

– 65 Pranime;

– 236 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 9 Lindje, 5 djem dhe 4 vajza;

– 16 Operacione;

– Analiza: 407 pacientë që kanë bërë 5,689 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 123 Rëntgen, 62 Ultra zëra, 32 CT-ja dhe 6 Mamografi;

– 45 procedura fizioterapie;

– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera