PDK dhe LDK nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit në komunën e Malishevës
Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 08 November 2021
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për komunën e Malishevës, Isni Kilaj, edhe zyrtarisht ka bërë marrëveshje me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajrush Hoti, për balotazhin në këtë komunë me 14 nëntor, shkruan Gazeta inFokus.
Koalicioni ndërmjet këtyre dy partive është nënshkruar sot (e hënë) në ditën e parë të fushatës zgjedhore.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Kilaj në një tubim zgjedhor të mbajtur në fshatin Drenoc të komunës së Malishevës.
“Ne kemi një koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, po sot gjithashtu dua t’ju njoftoj se kam nënshkruar edhe zyrtarisht marrëveshjen për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sot e kemi nënshkruar një marrëveshje të tillë e cila do të jetësohet ditëve në vijim. Kemi po ashtu mbështetjen e të gjitha strukturave të Vetëvendosjes, të Listës Guxo dhe kemi mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Malishevës”, ka thënë Kilaj në prezencë të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe strukturave të PDK-së dhe LDK-së në komunën e Malishevës.
Në balotazh Kilaj do të përballet me Ekrem Kastratin e Nismës Socialdemokrate.
Në zgjedhjet e 17 tetorit kandidati nga PDK, Isni Kilaj ka dalur i dyti, ku ka marrë gjithsej 6.383 vota apo 28.82%, ndërsa i pari kishte dalur kandidati nga NISMA, Ekrem Kastrati, i cili ka marrë 7.548 vota apo 34.08%.
Ndërsa kandidati nga LDK-ja, Bajrush Hoti, ka marrur 3.738 vota apo 16.88%.
Zgjedhjet për balotazh në 24 komunat e Republikës së Kosovës do të mbahen të dielën e 14 nëntorit./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...