Lajme

Memli Krasniqi në Klinë: Vota për PDK-në dhe Esat Racin është votë për mirëqenie, zhvillim ekonomik dhe perspektivë

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 08 Nëntor 2021

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Klinë, ku bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryetar të Klinës, Esat Raci dhe me kryetarin e PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, kanë vizituar disa biznese në këtë komunë.

Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se me përfaqësuesit e bizneseve kanë diskutuar lidhur me programin e PDK-së për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e sektorit privat, si dhe kanë marrë përkrahje për garën e 14 nëntorit.

“Esat Raci do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe përmes projekteve konkrete do t’iu ofrojë përkrahje bizneseve, prodhuesve dhe fermerëve lokalë, pa dallim. Përmes forcimit të sektorit privat do të krijohen më shumë mundësi punësimi për qytetarët e Klinës, të cilët duan perspektivë e kushte më të mira jetese në këtë komunë. Andaj, vota për PDK-në dhe Esat Racin është votë për mirëqenie, zhvillim ekonomik dhe jetë më të mirë në Klinë.”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy