Komshiq pas takimit me Escobarin: Na tha se s’do të ketë luftë, por ka mjaft budallenj në Bosnjë
Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 08 November 2021
Pas takimit me Zëvendësndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljko Komshiq tha se mesazhet e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin ishin se nuk do të ketë luftë dhe se Marrëveshja e Dejtonit ishte dhe mbetet burimi i politikës amerikane atje.
“Mesazhi për sjelljen e Beogradit është se Serbia nuk është e interesuar për konfliktin në BeH. Perspektiva e rajonit është në proceset integruese të të gjashtë vendeve të rajonit”, tha Komshiq, raporton gazeta boshnjake, Avaz.
Ai shtoi se është e nevojshme që marrëdhëniet mes këtyre vendeve të rregullohen në atë mënyrë që të rritet tregtia dhe të zvogëlohen barrierat në lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.
“Gjithashtu, vlerësimi i zotit Eskobar është se gjithçka që po ndodh në BeH është një krizë artificiale dhe se nuk ka asnjë bazë reale”, shtoi Komshiq.
Ai tha se është thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranojnë asnjë lëvizje përtej Marrëveshjes së Dejtonit dhe se ata qëndrojnë prapa faktit që Ballkani Perëndimor duhet të hyjë në procese më të forta integruese drejt BE-së.
“Çdo gjë që ka të bëjë me Dejtonin, dhe Shtetet e Bashkuara janë nënshkruese të Dejtonit, nuk do të ndryshohet pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara. U tha shprehimisht se nuk do të ketë luftë. Tani nëse ka mjaft budallenj në BeH dhe në rajon, ne jemi të bindur se ka. Çështja është nëse do të jemi të zgjuar apo budallenj që ta shkatërrojmë paqen”, tha Komshiq.
Ai tha se nuk flitej për sanksione dhe as nuk ia përmendi këtë çështje të dërguarit të SHBA-së.
“Nuk e di se çfarë do të flasë me zotin Dodik. Sa për përshtypjen time, ai është një zyrtar i administratës amerikane që ka mbështetjen e niveleve më të larta për atë që thotë. Gjithçka që thashë ishin fjalët e zotit Escobar. Ai i përcaktoi qartë drejtimet e aktiviteteve të tyre në BeH dhe në rajon”, tha Komshiq.
Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik dje komentoi takimin e paralajmëruar për sot me zëvendësndihmës-sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar.
Sipas tij, nëse Escobar mendon se kriza në Bosnjë e Hercegovinë është shkaktuar nga, siç thotë ai, ruajtja e pushtetit dhe pasurisë nga Dodiku, ai tha se dëshiron t’i thotë menjëherë se ka ardhur kot dhe se “nëse nuk ndryshon optikën dhe shikon faktet që janë të dukshme, atëherë ai vetë do të kontribuojë në atrofinë e vendit, të cilin amerikanët, përmes Përfaqësuesve të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, e kanë modeluar të gjitha vitet e mëparshme sipas dëshirës së myslimanëve”.
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...