Bërnabiq: Projekti “Ballkani i Hapur” është aq i mirë sa nuk mund të dështojë
Autori: Gazeta inFokus
10:08 | 08 November 2021
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka hedhur mbrëmë poshtë qëndrimet se projekti i “Ballkanit të Hapur” është në krizë dhe ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në atë projekt tashmë po jep rezultate.
Ajo i tha TV Pink se projekti “Ballkani i Hapur”, për shkak të lidhjes mes rajonit dhe arsyeve ekonomike, është aq i mirë sa nuk mund të dështojë.
“Është një tullë në themelin e së ardhmes sonë”, tha kryeministrja serbe.
Ajo gjithashtu theksoi se projekti “nuk është në krizë”, dhe potencoi se, “me paracaktim nuk mund të jetë në krizë”.
Sipas saj, nëse në projekt do të mbeteshin vetëm dy shtete, ato sërish do të kishin shumë përfitime reciproke.
Lexo edhe: BDI sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm për zhvillimet e fundit politike
Bërnabiq shprehu besimin se projektit do t’i bashkohen edhe vende të tjera ballkanike.
“Nëse, për ndonjë inat ballkanik, ata nuk bashkohen, do t’u vijë keq dhe qytetarët e tyre me siguri do të bashkohen”, tha ajo.
Sipas saj në kuadër të atij projekti po diskutohet për zgjerimin dhe vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare, si dhe të unifikuara doganore dhe të gjitha kontrollet tjera.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...



































