Përfundon vazhdimi i seancës së gjykimit ndaj Gucatit e Haradinajt
Autori: Gazeta inFokus
14:42 | 05 November 2021
Ka përfunduar për këtë javë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që po zhvillohet në Dhomat e Specilizuara në Hagë. Para trupit gjykues ka dëshmuar Daniel Moberg, oficer i sigurisë operative në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), i cili ka thënë se më 8 shtator, bashkë me një anëtar tjetër të ZPS-së, një përkthyes dhe një vëzhgues, ka kryer sekuestrim e dokumenteve në OVL-UÇK.
Ai ka thënë se sekuestrimin e kanë bërë me autorizim të gjykatës dhe një kopje të këtij vendimi ia kanë dorëzuar përfaqësuesit të OVL-UÇK, Faton Klinakut që sipas tij ka nënshkruar dokumentet e dorëzimit.
Dëshmitari ka thënë se Klinaku ka vërejtur që dokumentet të cilat u ka dorëzuar zyrtarëve të ZPS-së, kanë qenë ato që kishin arritur në zyrat e organizatës nga një person ende i panjohur.
Gjatë dëshmisë së tij, ai ka thënë se më 8 shtator i ka transportuar vet materialet e sekuestruar nga OVL-UÇK në zyrën e ZPS-së në Prishtinë.
Dëshmitari ka shtuar se ka qenë i pranishëm në skanimin e dokumenteve dhe dorëzimin e tyre për në Hagë, pasi i ka vulosur.
Suedezi Moberg ka thënë se nuk është i përfshirë në hetime veçse ndihmon në ngjarje të tilla.
Ai i ka thënë trupit gjykues se nuk ka njohuri rreth hetimit të ZPS-së që lidhet me rrjedhjen e dokumenteve.
Daniel Moberg tha se është pjesë e ZPS-së që prej fillimit të punës së saj, ndërsa ka shtuar se më herët ka punuar edhe më Task Forcën Hetimore Speciale.
Moberg: Një pjesë e kompetencave që kam është të ofroj siguri për stafin e ZPS-së
“Një pjesë e mirë e kompetencave të mija ushtrohet në teren, duke ofruar siguri për stafin e ZPS-së por gjithashtu punojmë ngusht edhe me departamente të ndryshëm si për shembull me dëshmitarët, me sigurimin e partnerëve të tjerë, pjesa më e madhe e punës sonë realizohet në teren”, ka thënë dëshmitari.
Në seancën gjyqësore që do të mbahet të hënën, më 8 nëntor pritet të akuzuarit Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të bëjnë nga një deklarim para trupit gjykues.
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe prej atëherë po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë./KosovaPress/

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































