Serbia e para, Kosova e dyta në rajon për rritjen e çmimeve
Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 05 November 2021
Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve për 4. 9 për qind në shtetet e rajonit.
Në vend të parë qëndron Serbia me 5.7 për qind, ndërsa në vend të tretë është Bullgaria me një inflacion prej 4.8 për qind. Listën e vendeve e me normën më të lartë të rritjes së çmimeve e mbyll Mali i Zi dhe Shqipëria me 2.9 për qind përkatësisht 2.5 për qind.
Në Kosovë, kohëve të fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë për konsum.
Ngritjen e këtyre çmimeve e ka konfirmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), duke shtuar se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.
“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”.
Gjatë këtij muaji, një litër vaj ushqimor kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.54 euro. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ku sivjet blihet për 1.42 euro, kurse 30 copë vezë gjatë muajit shtator janë shitur 2.57 euro nga 1.95 euro.
Sipas ASK-së, norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind. Me inflacion kuptojmë rritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm te çmimeve.
Nga të dhënat e Trading Economics, del se Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të rritjes së çmimeve në rajon.
Në vend të parë qëndron Serbia me normë të inflacionit prej 5.7 për qind, ndërsa në vend të tretë është Bullgaria me një inflacion prej 4.8 për qind.
Maqedonia e veriut është e katërta me 3.7 për qind, ndjekur nga Kroacia me 3.3 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 3 për qind.
Listën e vendeve e me normën më të lartë të rritjes së çmimeve e mbyll Mali i Zi dhe Shqipëria me 2.9 për qind përkatësisht 2.5 për qind.
Në muajin shtator, inflacioni në vendet e Bashkimit Evropian ishte 3.6 për qind, kurse në Eurozonë kjo normë ishte 3.4 për qind.
Pa rritjes së çmimeve në Kosovë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura (BSPK) thotë se kjo ka rënduar gjendjen sociale të punëtorëve dhe qytetarëve në vend.
“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) po ndjekë me shqetësim rritjen e çmimeve të artikujve esencial në Kosovë. Kjo e rëndon edhe me tepër gjendjen sociale të punëtorëve dhe të qytetarëve në vend. Fatkeqësisht edhe pse ka rritje të vazhdueshme të çmimeve edhe për artikujt esencial siç janë mielli, vaji, sheqeri, etj., nuk kemi rritje pagash për punëtorët si dhe paga minimale në vend vazhdon të mbetet e njëjtë”, thuhet në reagimin e BSPK-së.
Po ashtu, kryeministri Albin Kurti ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore në Kosovë. Ai me anë të një shkrimi në Facebook, ka theksuar se rritja e këtyre çmimeve është e ndikuar botërisht, gjë që po ndikon në ngritjen e tyre edhe në vend.
“Kosova, sikurse e gjithë bota, i është ekspozuar një inflacioni që kryesisht vjen si rezultat i katër faktorëve: shkëputjes së zinxhirit të furnizimeve për shkak të pandemisë, rikthimit të konsumit botëror më shpejt sesa që mund të përshtatej prodhimi i cili gjatë pandemisë ishte stopuar, rritja në nivel global e çmimit të energjisë dhe spekulantët e ndryshëm që bëhen profiterë të krizave. Shkalla e inflacionit sipas Agjencisë së Statistikave në fund të muajit shtator ishte 4.9 për qind, gjë që është në linjë me ngritjen globale të çmimeve për disa produkte”, kishte shkruar Kurti.
Ai ka treguar se ditëve në vijim do të ketë pako të masave për t’i ndihmuar qytetarët.
E përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore në Kosovë, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike. E për këtë gjë qytetarët që ngrohen me rrymë thonë që do ta kenë shumë të vështirë pasi që, do t’iu duhet që ta ndërrojnë komplet sistemin e ngrohjes, nga ajo me rrymë ta bëjnë me lëndë tjera djegëse, sepse nuk mund t’i përballojnë kostot./Monitor
Top Channel
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...