Lajme

Hudhi mbeturina afër ujësjellësit, policia i shqipton gjobë qindra euro qytetarit nga Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 03 November 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personin i cili kishte hudhur mbeturina në afërsi të Fabrikës së Ujësjellësit ‘’Bifurkacioni’’ në fshatin Pleshinë të Ferizajt.

Kjo informatë, është dërguar nga një qytetar përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë’’.

Policia ka bërë të ditur se e ka ftuar qytetarin H.H (M/K) 42 vjeçar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe mori dënimin sipas ligjit për kundërvatjte dhe ju shqiptua dënimi prej 500 eurove nga inspektorët e komunës së Ferizajt.

-Advertisement-

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast dhe fton qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen , të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet nga policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera