Lajme

Dënohen me 250 euro gjobë dy të akuzuar për prerjen e 80 trungjeve në Viti

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 03 November 2021

S.M u dënua me 150 euro gjobë, ndërsa F.L u dënua me 100 euro gjobë, për akuzën se në pyllin e pronësisë shtetërore kanë prerë 80 copë trungje “Bung”, me ç’rast Agjencisë Pyjore i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 523 euro.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga gjykatësja e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, Drane Simani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas gjykatëses Simani, të akuzuarit obligohen të paguajnë gjobën në afat prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të kundërten dënimi më gjobë do t;iu zëvëndësohet me dënim me burgim.

-Advertisement-

Të akuzuarit po ashtu detyrohen që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumën nga 20 euro.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj S.M dhe F.L, të cilët ngarkohen se në bashkëveprim, si bashkekzekutor, kanë kryer dy vepra penale “Vjedhje pylli” nga neni 358, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me gjobë dhe me burgim deri në një vit.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, më 31 janar 2018, në fshatin Vërban të Komunës së Vitisë, me qëllim vjedhje janë marrë vesh në mes veti dhe me pas kanë shkuar në pyllin e pronësisë shtetërore, te vendi i quajtur “Te Sopat”, ku i kanë prerë 38 trungje të bungut me diametër në cung 11-13 cm, në lartësi të drurit 12.5 cm, gjatësi 6m, dhe vëllim të përgjithshëm prej 2.05m3, në vlerë prej gjithsej 263 euro. Të njëjtat më pas thuhet se i kanë bartur me traktor

Ndërsa sipas dispozitivit të dytë, të akuzuarit më 5 shkurt 2018, në fshatin Goshicë të Komunës së Vitisë, me qëllim vjedhje janë marrë vesh në mes veti dhe më pas kanë shkuar në pyllin e pronësisë shtetërore, te vendi i quajtur “Rreze”, ku i kanë prerë 42 trungje të bungut, me diametër në cung 11-13 cm, në lartësi të drurit 12.5 cm, gjatësi 6 m, dhe vëllim të përgjithshëm prej 2.17 m3, në vlerë prej gjithsej 290 euro. Të njëjtat më pas thuhet se i kanë bartur me tractor.

Me këtë veprime, të pandehurit akuzohen se i kanë shkaktuar të dëmtuarës APK-së, dega në Viti, dëm material në vlerë prej 523 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera