Sport

Krerët e Barcelonës udhëtojnë drejt Katarit, synohet marrëveshja me Xavin

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 03 November 2021

Gjigandi katalunas e do me çdo kusht ish-mesfushorin në krye të skuadrës.

Zëvendës-presidenti i Barcelonës Rafa Yuste dhe drejtori sportiv Mateu Alemany kanë udhëtuar drejt Katarit për të finalizuar bisedimet për të nënshkruar me Xavin si trajnerin e ri, raporton “Mundo Deportivo”.

Raportohet se spanjolli Xavi veçse ka pranuar kushtet e marrëveshjes me “Blaugranët, ku pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbante atë në “Camp Nou” për dy vite e gjysmë, përcjell KosovaPress.

-Advertisement-

Po ashtu, sipas disa mediave spekulohet se Xavi do të përfitojë më pak para se që merr te skuadra e Al-Sadd, ku ka pranuar të ketë pagë më të ulët vetëm për të qenë në stolin e trajnerit te Barcelona.

Pas shkarkimit të Ronaldo Koeman, Barcelona momentalisht ka emëruar Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm deri sa Xavi të arrijë marrëveshje me Al-Sadd për shkëputje të kontratës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera