Lajme

Ministria e Arsimit zgjat afatin e aplikimit për mbështetjen financiare për studentet

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 01 November 2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka zgjatur afatin e aplikimit për mbështetjen financiare për studentet, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo thirrje për mbështetje financiare u është bërë vajzave dhe grave që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës të arsimit të lartë në Kosovë.

Sipas njoftimit të MAShTI-t, kjo shtyrje e aplikimit është bërë për shkak se gjatë ditës së diel janë paraqitur disa probleme teknike.

-Advertisement-

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se, për shkak të problemeve teknike që janë paraqitur gjatë ditës së djeshme, 31 tetor 2021, zgjat afatin e  aplikimit në Thirrjen për mbështetje financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) të arsimit të lartë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

MAShTI njofton se afati për aplikim është deri në orën 20:00 të ditës së sotme.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të MAShTI:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera