Me dorëheqjen e Zaevit dorëhiqet e gjithë qeveria në Maqedoninë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 01 November 2021
Dorëheqja e djeshme e kryeministrit Zoran Zaev në fakt nënkupton dorëheqjen e gjithë qeverisë. Sipas nenit 93 të Kushtetutës, tani Zaev do të duhet të informojë me shkrim kryetarin e Kuvendit, e më pas të vijojë procedura për zgjedhjen e qeverisë së re.
Në nenin 93 të Kushtetutës së Maqedonisë thuhet se “… dorëheqja e kryeministrit, vdekja ose paaftësia e përhershme e tij për të kryer funksionin, sjellin dorëheqjen e Qeverisë… Një qeveri që ka marrë votëbesimin, që ka dhënë dorëheqjen apo që i është ndërprerë mandati për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re”.
Pra, zyrtarisht dhe ligjërisht, Kryeministri dhe Qeveria aktuale vazhdojnë të punojnë derisa Kreu i Shtetit t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, pra partive që kanë shumicën në Kuvend. Më pas, mandatari i ri për Kryeministër, në afat prej 20 ditësh nga dita e besimit të mandatit, duhet të paraqesë një program në Kuvend dhe të propozojë përbërjen e Qeverisë.
Pas rezultateve të djeshme nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dhe humbjes bindëse të kandidatëve të LSDM-së, Zoran Zaev dha dorëheqjen si nga posti i kryeministrit ashtu edhe nga kryesia e LSDM-së.
“Unë marr përgjegjësi për veten time. Jap dorëheqje nga kryeministër dhe kryetar i LSDM-së. I përgëzoj të gjithë qytetarët përparimtarë që luftuan fort për Maqedoninë e Veriut të integruar”, tha Zaev mbrëmë.
Ai shtoi se shumica parlamentare është stabile dhe se pret që edhe të rritet, se mandati për përbërjen e qeverisë së re mbetet në duart e LSDM-së dhe se mandati katërvjeçar i koalicionit me BDI-në duhet të përfundojë.
“Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha mbrëmë Zaev.
Krerët e partive opozitare tashmë po shpallin një shumicë të re parlamentare, një qeveri të re dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































