Lajme

Vjehrra sulmon të renë, e bën për mjekë

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 01 November 2021

Një grua nga Fushë Kosova ka njoftuar se vjehrra e saj e ka sulmuar atë me një mjet të fortë druri, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton Policia, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore.

“Ankuesja femër kosovare  ka raportuar se e dyshuara femër kosovare (vjehrra e saj) e ka sulmuar atë me mjet të fortë druri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me foshnjën e saj janë dërguar në strehimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:00, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera