Rozë

Fifi këndon plot emocion për banorët e Big Brother VIP, ‘ngacmohet’ sërish me Granitin

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 31 October 2021

Pas debateve të ashpra gjatë ditës mes Ilirt dhe Donaldit, mbrëmë (e shtunë), situata në Big Brother VIP ishte më e qetë.

Disa nga banorët qëndruan bashkë në orët e vona, teksa këngëtarja e njohur Fifi u kujdes që t’i argëtonte me disa këngë të kënduar ‘live’ dhe plot emocion.

Përvec, Fifit, edhe Graniti iu bashku në këndimin e disa baladave, ndërsa nuk munguan as ngacmimet në mes tyre.

-Advertisement-

Prej fillimit të spektaklit, Fifi dhe Graniti kanë treguar afirmimet me njëri-tjetrin, por tashmë ata të dy kanë vendosur të jenë vetëm miq.

Ndërkohë, që pak ditë më parë ish-futbollisti ka treguar historinë e tij të dashurisë, duke zbuluar se jashtë ka lënë një femër për të cilën ende ka ndjena të forta.Ndryshe, në Big Brother të premten u larguan dy banore, ndërsa tri banore të reja kanë hyrë në shtëpinë e famshme para një jave.

Banorët janë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin e madh që është një shumë prej 100 mijë eurosh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera