Lajme

Osmani, forcave të armatosura të Portugalisë: Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 29 October 2021

Presidentja Vjosa Osmani sot është pritur nga Ministri i Mbrojtjes së Portugalisë, Joao Gomes Cravinho, me ceremoni shtetërore nga forcat e armatosura të Portugalisë.

“23 vjet më parë, pikërisht nga ky vend, këto forca u bënë pjesë e intervenimit të NATO-s, i cili pati për synim mbrojtjen dhe lirinë tonë. Ata u vendosën në anën e duhur të historisë, në anën e të drejtës, në anën e lirisë si një e drejtë universale, në anën e mbrojtjes së një populli të tërë nga shfarosja nga një regjim tiranik”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Nga fotografitë shihet se Osmani i ka dhuruar ministrit portugez një hartë të Kosovës.

-Advertisement-

“Në emër të popullit të Kosovës, përzemërsisht faleminderit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera