Pupovci: Inspektorati ka nis me procedura gjyqësore për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave
Autori: Gazeta inFokus
13:41 | 29 October 2021
Procesi i përzgjedhjes së drejtorëve të shkollave në Komunën e Prishtinës është bërë në mënyrë të jashtëligjshme, prandaj Inspektorati i Arsimit ka iniciuar procedura gjyqësore rreth kësaj çështje.
Kështu tha në një konferencë për shtyp, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologji, Dukagjin Pupovci. Sipas tij, Inspektorati ka urdhëruar Komunën e Prishtinës të mos e zbatojë vendimin që kanë marr si komunë por që një gjë të tillë ata nuk e kanë zbatuar.
Pupovci nëpërmjet kësaj konference ka kërkuar nga mësimdhënësit Gjimanzit “Sami Frashëri” në Prishtinë që të mos e bojkotojnë mësimin siç kanë bërë gjatë kësaj jave, por t’i kryejnë obligimet e tyre dhe të presin reagimin e organeve të drejtësisë.
“Tani ministria këtë proces përmes inspektoratit të arsimit e ka adresuar këtë çështje të procesit të përzgjedhjes së drejtorëve në Komunën e Prishtinës, bëhet fjalë për të gjitha shkollat ku janë përzgjedhur drejtorët dhe konstatimi i Inspektoratit është se procesi nuk është zhvilluar në mënyrë të ligjshme për arsye të ndryshme procedural. Inspektorati ka marr vendim dhe e ka urdhëruar Drejtorin Komunale në Prishtinë që këto vendime të mos zbatohen por ato vendime janë zbatuar kështu që instrumenti që e kemi tani në dispozicion është ndjekja e rrugës gjyqësore dhe tanimë Inspektorati ka iniciuar procedurat gjyqësore rreth kësaj çështje. Duhet ta dimë edhe një gjë, përzgjedhja e drejtorëve është kompetencë e komunës edhe atëherë kur e bënë në mënyrë të jashtëligjshme kontestimit bëhet në mënyrë ligjore. Dhe komuna tani i ka emëruar drejtorët dhe unë i ftoj drejtorët, mësimdhënësit e kësaj shkolle të gjimnazit “Sami Frashëri” t’i kryejnë obligimet e veta dhe të presin që organet e drejtësisë ta kryejnë punën e vetë sepse zgjidhje tjetër kjo çështje nuk ka”, tha ai.
Zëvendësministri i Arsimit ka thënë se kryesisht shkeljet në këtë proces janë të natyrës procedural dhe ka përmendur disa nga to.
“ Një udhëzim administrative që parasheh që kandidatët për të drejtor duhet të intervistohen nga një Komision me tre anëtarësh që duhet ta drejtoj një përfaqësues i drejtorisë së arsimit në komunë, përfaqësuesi i dytë duhet të jetë i emëruar nga Kuvendi Komunal, ndërsa i treti nga ministria. Sipas raportit të Inspektoratit nuk është drejtuar Komisioni nga përfaqësuesi i DKA-së, kjo është konsideruar shkelje e parë. Shkelja e dytë që nuk janë emëruar ekspertët që janë anëtar të Komisionit të zgjedhur nga Kuvendi Komunal por janë emëruar nga qeverisja komunale dhe si rezultat i kësaj përfaqësuesi i ministrisë nuk ka marr pjesë në panel. Vërejtja tjetër është se procedura nuk ka përfunduar brenda 45 ditëve ashtu siç e parasheh legjislacioni dhe krejt kjo ka bërë që inspektorati ta konsideroj procedurën e emërimit të jashtëligjshme”, tha ai.
Gjatë kësaj konferencë për medie, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se nga e hëna procesi mësimor po zhvillohet me orar të rregullt.
“Procesi mësimor ditën e hënë është zhvilluar me orar të rregullt në 96% të shkollave ndërsa diku rreth 30 shkolla që kanë pasur nevojë për një ditë më shumë për të rregulluar oraret e tyre janë përshtatur dhe prej ditës së martë ky proces zhvillohet në mënyrë të rregullt në të gjitha institucionet parauniversitare të Kosovës. Ndërsa, në institucionet e arsimit të lartë procesi mësimor zhvillohet me orar të rregullt dhe prezencë dhe aty janë disa masa shtesë kërkohet në hapësirë që janë mbi 50 student të shfrytëzohet vetëm gjysma e hapësirës ”,deklaroi Pupovci.
Pupovci I pyetur lidhur me dyshimin për ngacmim seksual të një nxënësve në një shkollë në Malishevë tha se brenda vitit të ardhshëm do synojnë hartimin e një kodi etik.
“Ka arsye të shumta që të përpilohen kode të tilla etike megjithatë mungesa e Kodit Etnik nuk mund të shfrytëzohet në asnjë rast si pretekst për shkelje të kësaj natyre në fund të fundit ngacmimi seksual është vepër penale dhe sanksionohet me ligj që aplikohet edhe përtej kodeve etik dhe sigurisht do ta kemi parasysh nevojë për të hartuar një kod të tillë etik mendoj që kjo punë mund të kryhet gjatë vitit të ardhshëm”, u shpreh zëvendësministri i i Arsimit.
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci tha se deri më 3 nëntor është i hapur edhe konkursi për bursa për studentët e universiteteve publike, ku aplikimi mund të bëhet përmes platformës E-Kosova.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

























