Rastet e dhunës në familje, ja sa persona u arrestuan
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 29 October 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjashtë raste të dhunë në familje, shkruan Gazeta Infokus.
Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Rahovec, Malishevë si dhe në Mitrovicë.
Në rastin e dhunës në familje në Prishtinë është arrestuar një person pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në rastin e dhunës në familje në Gjilan është raportuar se një i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Në Prizren është raportuar se një i dyshuar është arrestuar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas policisë gjatë kontrollimit të shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikator, 8 fishekë dhe një granat dore, ku i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Gjatë kontrollimit të shtëpisë, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikator, 8 fishek dhe një granat dore Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Rasti i dhunës në Rahovec është raportuar nga një grua e cila ka pranuar trajnim mjekësor pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Sipas Policisë palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësorë, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit). Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Në rastin e dhunë në familje në Malishevë janë arrestuar një grua dhe një burrë pasi që janë rrahur ndërmjet veti.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar burrë e gruar kosovarë, pasi që janë rrahur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Gazeta Infokus.
Rasti i dhunës në familje në Mitrovicë është arrestuar një person pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike në familje, si dhe ka sulmuar fizikisht djalin e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike në familje, ndërsa sot e ka sulmuar fizikisht djalin tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në gjashtë raste të dhunë në familje janë arrestuar shtatë persona, gjashtë prej tyre janë burra dhe një është grua./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...