Lajme

Policia e Kosovës shpall tender për blerjen e automjeteve për trazira

Autori: L.A 16:34 | 28 October 2021

Policia e Kosovës së shpejti pritet të pajiset me 15 automjete të blinduara që do të përdoren në rast të trazirave.

Tashmë, Policia e ka shpallur tenderin për blerjen e këtyre automjeteve, shkruan Gazeta Infokus.

Vlera e parashikuar për pajisen me automjete të tilla është 1 milion e 21 mijë e 749 euro e 90 cent.

-Advertisement-

Kështu është bërë e ditur në kontratat e publikuara në prokurimin publik.

Të gjitha kompanitë që duan ta fitojnë këtë tender duhet ta plotësojnë një kusht.

Ato duhet të dëshmojnë se në tri vitet e fundit kanë pasur të hyra në minimum 1 milionë e 500 mijë euro.

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 9 nëntor. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera