Lajme

Hekuran Murati paralajmëron hetime për ngritjen e çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 28 October 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka paralajmëruar hetime për ngritjen e çmimeve nga Inspektorati i Tregut dhe Autoriteti i Konkurrencës, shkruan Gazeta Infokus.

Murati, në një konferencë për media ka prezantuar një sërë masash në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, derisa ka folur edhe për ngritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Ai ka thënë se me çështjen e rritjeve të çmimeve në Kosovë do të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe se do të merren masa në rast se ka pasur manipulime të tilla.

-Advertisement-

Murati shtoi se nëse ka manipulime, ekziston edhe korniza ligjore që do merret me to.

“Normalisht që me këto çështje duhet të merret edhe Inspektorati i Tregut por edhe Autoriteti i Konkurrencës dhe kudo që ka pasur ose kudo që vërehet që ka pasur manipulime të tilla, pra ekziston dhe korniza ligjore që do të merret me këto çështje”, u shpreh ai.

Në Kosovë, gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera