Laporta e preferon Xavin, por e adhuron Pirlon, ja cili prej tyre është në avantazh momentalisht
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 28 October 2021
Sipas raportimeve në Itali, Andrea Pirlo nuk është kontaktuar fare nga Barcelona si opsion për postin e trajnerit me Xavin si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Camp Nou”.
Gjigantët e La Ligës shkarkuan Ronald Koemanin pas humbjes 1-0 kundër Rayo Vallecanos mbrëmë dhe Xavi thuhet se është kandidati i parë për të zëvendësuar trajnerin holandez.
Xavi aktualisht është nën kontratë me e Katarit Al Sadd, por kontaktet mes dy klubeve tashmë kanë filluar, raporton “Calciomercato.com”.
Laporta është i vendosur të zgjedhë ish-mesfushorin e Barçës për trajner, duke pasur parasysh lidhjen e tij të fortë me klubin. Xavi e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij si lojtar te Barcelona dhe di gjithçka për katalanasit, përcjellë KosovaPress.0
Pirlo ishte një nga trajnerët e lidhur me stolin e Barcelonës, por ish-msfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit mund të shpërfillet për shkak të përvojës së tij të kufizuar si trajner. Sezoni i tij në Juventus ishte i pari dhe i fundit si trajner profesionist.
Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 u shkarkua verën e kaluar. Ai kishte fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, por mezi arriti që ta sigurojë vendin e katërt për t’u bërë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Sipas raportit, Laporta është një adhurues i Pirlos, por ai ende nuk e ka kontaktuar atë. Ai mund ta bëjë këtë gjatë ditëve të ardhshme, por vetëm nëse negociatat me Al Saddin për Xavi dështojnë.
Të tjera
-
Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao
Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeek...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...