Rozë

Modelja e famshme largohet nga zyra e kirurgut plastik me një maskë të madhe në fytyrë (FOTOT)

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 28 October 2021

Kendall Jenner është parë duke dalë nga zyra e një kirurgu plastik, teksa mbante një maskë të bardhë e cila i mbulonte gjithë fytyrën.

“The Sun” ka publikuar fotot e modeles së famshme dhe shkruan se Kendall doli ashtu pasi motrat e saj, Kim Kardashian, Khloe dhe Kylie Jenner, kanë pranuar hapur se kanë bërë ndërhyrje estetike.

Ndërkohë në fotot ekskluzive të medias britanike, ylli i “The Keeping Up With the Kardashians” u kujdes që ta mbante kokën ulur teksa po dilte nga ndërtesa ku ka zyrën kirurgu plastik, Jason B Diamond.

-Advertisement-

Fytyra e 25-vjeçares ishte e mbuluar plotësisht me një maskë të bardhë kolagjeni, ndërsa kishte vendosur një palë syze dielli të errëta.

Sipas “The Sun”, ende nuk dihet se çfarë ndërhyrje apo trajtimi ka bërë modelja e famshme në fytyrë. Mjeku ku ajo ishte kryen trajtime të fytyrës si botoks, mbushës, shtrëngim të lëkurës, liftim të fytyrës, operacione të hundës e shumë të tjera.

E teksa të gjitha motrat e famshme të saj kanë pranuar se kanë bërë ndërhyrje, Kendall ka mohuar vazhdimisht pretendimet e ndjekësve se ka bërë operacione plastike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera