Sport

Interi e Roma rikthehen te fitorja, Lazio triumfon ndaj Fiorentinës

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 27 October 2021

Kanë përfunduar tri ndeshjet e javës së 10-të në Serie A, të cilat filluan nga ora 20:45, shkruan Gazeta inFokus.

Interi e Roma janë rikthyer te fitorja në kampionat, kurse Lazio ka triumfuar ndaj Fiorentinës me rezultat minimal 1-0.

Interi e ka mposhtur në udhëtim Empolin me rezultat 2-0, me golat e realizuar nga Danilo D’Ambrosio (34’) dhe Federico Dimarco (67’).

-Advertisement-

Kurse Roma ka triumfuar si mysafire e Cagliarit me shifrat 2-1. Golat për romakët i shënuan Roger Ibanez (71’) dhe Lorenzo Pellegrini (78’), kurse për vendasit realizoi Leonardo Pavoletti (52’).

Pas këtyre ndeshjeve, Interi renditet i treti me 21 pikë, Roma pozicionohet e katërta me 19 sosh, kurse Lazio mbetet e gjashta me 17 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera