Lajme

Afrim Tovërlani lirohet nga paraburgimi, ky është reagimi tij për situatën e nxehtë me Shpend Ahmetin

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 27 October 2021

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, është liruar nga paraburgimi, pasi dy ditë me parë nën ndikim të alkoolit kishte shkuar te shtëpia e kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit të parë të policisë së Kosovës, Afrim Tovërlani, kishte kërcënuar të parin e Prishtinës në lagjen Nic në Çagllavicë ditën e hënë rreth orës 17:50.

“Më 25.10.2021 rreth orës 17:50 Policia ka marrë informacionin se është raportuar një rast i kërcënimit në lagjen Nic në Çagllavicë, saktësisht në shtëpinë e kryetarit të komunës Shpend Ahmeti. Patrulla kur ka shkuar në vendngjarje i ka takuar katër burra të cilat janë bashkëpunëtorë të Shpend Ahmetit dhe trajnerin Afrim Tovërlani”, thuhej në njoftimin e policisë të cilin e kishte siguruar Klan Kosova.

-Advertisement-

Me pas policia e Kosovës doli me njoftim se Tovërlani ishte arrestuar, pasi i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë.

‘Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhet në njoftimin e policisë gjatë ditës së martë.

Pas gjithë kësaj situate mbrëmjen e së martës reagoi edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook tha se nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika me Tovërlanin, duke shtuar se Afrimin e njeh moti dhe e ka mik.

Tutje i pari i Prishtinës e ka konfirmuar se Afrim Tovërlani ka qenë mbrëmë të shtëpia e tij dhe e ka thirr vetë policinë, e cila me të arritur në vendin e ngjarjes e ka arrestuar teknikun prishtinas.

“Faleminderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurrfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtëpia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijët dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit”, shkruajti Ahmeti në facebook.

E pasditen e së mërkurës ka ardhur edhe reagimi i Afrim Tovërlanit, i cili përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook ka shpërndarë një fotografi të vitit 1986, në kohen kur luante për klubin e Prishtinës.

Më poshtë keni postimin e trajnerit të mirënjohur kosovar./Gazeta inFokus/

Mund të jetë një imazh i në këmbë dhe teksti që thotë "Afrim Toverlani shared a memory. 5m 4 Years Ago See Your Memories Afrim Toverlani Oct Oct27,201 27, 2017 Prishtina 1986."

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera