Lajme

MKRS-ja: Burbuqja ndërroi jetë papritmas, jemi thellësisht të prekur

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 27 October 2021

Regjisorja Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në objektin e Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit.

Nëpërmjet një njoftimi për media nga MKRS-ja thuhet se regjisorja ndërroi jetë papritmas dhe se janë thellësisht të prekur nga kjo ngjarje, njofton Klankosova.tv.

“Me pikëllim ju njoftojmë se sot në mesditë në Ministrinë e Kulturës papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e filmit dhe teatrit Burbuqe Berisha. Jemi thellësisht të prekur nga kjo ngjarje dhe u shprehim ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit artistik”.

-Advertisement-

Tutje thuhet se Berisha ka lënë pas vete një krijimtari shumë të begatë.

“Burbuqe Berisha ishte regjisore e një numri të konsiderueshëm të filmave të shkurtër, të gjatë, dokumentarë, serive televizive, shfaqjeve teatrore dhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter vendor e ndërkombëtar. Berisha në vitin 2019 mori çmimin kombëtar për kinematografi”.

“Ajo ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, si producente në Kosova Film, po ashtu ishte drejtoreshë e përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota”. Së fundi ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera