Pogba mohon të ketë injoruar trajnerin Solskjaer
Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 27 October 2021
Mesfushori francez Paul Pogba i është përgjigjur spekulimeve që ka tensione mes tij dhe trajnerit të Manchester United Ole Gunnar Solskjaer, e po ashtu ka mohuar që është duke i zvarritur bisedimet rreth kontratës së re me klubin.
Raportohej se Pogba është duke e konsideruar të ardhmen e tij në “Old Trafford” pas humbjes së thellë 5:0 kundër Liverpoolit në Premier Ligë, ndeshje kjo në të cilën ylli francez u largua nga loja me të kuq vetëm pak minuta pasi kishte hyrë si zëvendësues në pjesën e dytë, përcjell KosovaPress.
Sidoqoftë, Pogba tani ka reaguar në llogarinë e tij sociale “Instagram”, duke i cilësuar këto spekulime si të pavërteta.
“Përsëri mediat dëshirojnë të krijojnë polemika me lajme 100% të pavërteta. Gënjeshtra të mëdha për të tërhequr vëmendje. Gazetarë të cilët përdorin emrin tim për tu vërejtur, kur nuk ka asgjë për tu parë”, tha Pogba në llogarinë e tij sociale në “Instagram”.
“E vetmja arsye që i adresohem këtyre spekulimeve është për shkak të respektit që kam ndaj trajnerit, klubit dhe tifozëve, për të cilët kam një mesazh të qartë. Sa më pak që lexoni nga këta gazetarë, aq më mirë do të jeni, ata nuk ndalen dhe do të flasin gjithmonë gjëra pa bazë”, shtoi ylli francez.
Kontrata aktuale e Paul Pogbas do të skadojë në fund të vitit 2022, ku vazhdimisht ka pasur spekulime që mesfushori francez mund të rikthehet në Serie A, te gjigandi italian Juventus.

T� tjera
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...































