Osmani thotë se Asociacioni mund të bëhet vetëm si OJQ, vjen reagimi nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus
12:04 | 27 October 2021
Presidentja Vjosa Osmani e quajti Serbinë kancer të Evropës, ndërsa tha se ajo bashkë me Rusinë po e rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional, por edhe stabilitetin në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e në shumë shtete tjera.
Lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Osmani tha “nuk është interes i yni që të krijojmë diçka kundërkushtetutës apo ndonjë prelud tjetër të shtetit serb” Ajo tha po ashtu se një asociacion i tillë mund të ketë maksimumi kompetenca të një OJQ-je. Për këto deklarata reagoi sot drejtori i të ashtuaquajtur zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkvoiq, raporton Gazeta Express.
“Kur një shtet si Serbia me Rusinë rrezikojnë jo vetëm stabilitetin regjional por edhe stabilitetin Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi e shumë shtete të tjera, është e natyrshme që BE-ja të reagojë për shkak se ke armatim rusë në kufi me Kosovën dhe Serbinë dhe për të gjitha këto BE-ja nuk reagoi asnjëherë”, tha Osmani mbrëmë.
Osmani tha se “Serbia nuk ka asnjë interesim që të nënshkruaj marrëveshje finale më Kosovën”, ndërsa theksoi se Kosova nuk ka marrë ndonjë kërkesë të veçantë nga SHBA-ja lidhur me themelimin e Asociacionit.
“Sa i përket BE-së ishin gjithmonë më insistues që ta zbatonim ‘Asociacionin e Komunave’, ndërsa sa i përket kohës gjatë të cilës unë jam duke qeverisur, SHBA-të nuk kanë paraqitur ndonjë kërkesë të veçantë. Kemi raporte të ndërsjella me SHBA-të ku vetëm faktet ngadhënjejnë dhe ne në të ardhmen do ta sqarojmë se një asociacion me kompetenca të tilla është monoetnik që është në kundërshtim edhe me interesin amerikan në Evropë”, tha Osmani në Kanal10.
Që në mëngjes, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një komunikatë për media, Petkoviq tha se qëllimi i qartë i presidentes së Kosovës ishte që “të përpiqet të provokojë një krizë të re me retorikë nxitëse”.
“Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe me pushtet ekzekutiv nuk është vetëm obligim i Prishtinës sipas Marrëveshjes së Brukselit, por edhe i Prishtinës, prandaj është e qartë se duke mos respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe institucionet e veta, Vjosa Osmani në fakt e vë urrejtjen ndaj Serbisë para çdo motivi tjetër dhe se nuk është e interesuar të kërkojë të zhdukurit, duke normalizuar marrëdhëniet dhe ndërtuar besimin e ndërsjellë përmes dialogut”, tha Petkoviq.
Sipas tij, formimi i Asociacionit do të jetë tema kryesore në takimin e radhës në Bruksel.
“Dhe fakti që Vjosa Osmani dëshiron ta reduktojë jetën e serbëve në Kosovë në nivelin e një organizate joqeveritare, flet qartë për synimin e Prishtinës për t’i futur serbët në Kosovë në një geto politike dhe ekonomike, në të cilën nuk do të kishte liri lëvizjeje apo mendim të lirë, por diçka e tillë nuk do të funksionojë për ta”, është shprehur Petkoviq.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































