Sport

Kështu duket grupi i kombëtares së Kosovës pas fitores në fund të ndeshjes ndaj Armenisë

Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 26 October 2021

Kombëtarja e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave e ka regjistruar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”, shkruan Gazeta inFokus.

Vashat kosovare kanë triumfuar në udhëtim te Armenia me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit F.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Vazgen Sargsyan”, golin e tri pikëve për ‘Dardanet’ e realizoi Liridona Syla në minutën e 87’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje, Kosova renditet e pesta në Grupin F me 4 pikë, kurse Armenia mbetet e fundit me 0 sosh.

Ndeshjen e radhës ‘Dardanet’ e luajnë ndaj Polonisë me 25 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Më poshtë keni renditjen e plotë të Grupit F./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera