Sport

Skuadra e Llapit e fiton Superkupën “Kosovë – Diasporë”

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 26 Tetor 2021

Skuadra e Llapit ka arritur ta fitoj edhe një trofe në vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

Pas Kupës dhe Superkupës së Kosovës, ekipi llapjan e ka fituar edhe Superkupën “Kosovë – Diasporë”.

Llapi në finale e ka mposhtur FC Kosova Dusseldorfin me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

-Advertisement-

Golat për skuadrën nga Podujeva i realizuan Drilon Fazliu (8’) dhe Benjamin Emini (90+5’).

Kjo ndeshje u zhvillua mes fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit dhe fituesit e Kupës së Diasporës, FC Kosova Dusseldorf./Gazeta inFokus/

 

 

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy