Vuçiqit i plas skandali për djalin, i dha një thes me para një të dënuari për krime lufte
Autori: Gazeta inFokus
12:09 | 23 October 2021
Gazeta serbe “Danas” është vënë në shënjestër të pushtetit në Serbi pas raportimit për djalin e Aleksander Vuçiqit, Danilon. Danilo Vuçiq siç shkruan “Danas”, bashkë me një grup personash i kanë dhuruar një çantë me para (30 mijë euro), një makinë dhe një banesë një të dënuari për krime lufte i cili ka vuajtur dënimin në Kroaci dhe pas lirimit është kthyer në Beograd.
Bëhet fjal për “Kapiten Draganin”, i cili në një konferencë për media e ka pranuar edhe vetë se Danilo ka qenë bashkë me delegacionin që e ka pritur pas daljes nga burgu dhe i kanë dhuruar një thes me para.
“Kur nuk e godasin dot Vuçiqin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pasi doli nga burgu trembëdhjetë vjeçar. Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, ka thënë ai.
Ka qenë politikani serb dhe ministri Nebojsha Stefanoviq ai i cili ka drejtuar akuza ndaj “Danas”, duke thënë se gazetat në Serbi po e sulmojnë Danilon sepse duan rrëzimin e Vuçiqit dhe se po përgatitin grusht shteti.
“Ballina e të përditshmes “Danas”, në të cilën opozita dhe grupet e ndryshme të interesit po lajnë hesapet me djalin e presidentit Aleksandër Vuçiq – jo me presidentin, por me fëmijën e tij – është një turp dhe turp që e ka e gjithë Serbia”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq.
Derisa Vuçiq ka thënë se meqë s’po mund t’i gjejnë gabime, po ia sulmojnë djalin.
Dragan Vasiljkovic me nofkën “Kapiten Dragan” është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci me 15 vjet burg. Vasilijkovic ishte lëshuar nga burug më 28 mars 2020. /Express/

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
































