Lajme

LVV kërkon seance të jashtëzakonshme në Prishtinë për shkarkimin e aksionarëve të NPB-së

Autori: Gazeta inFokus 16:14 | 22 October 2021

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë po i vazhdon akuzat ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore. Subjekti opozitar në kryeqytet, duke i quajtur kriminale vendimet e fundit të NPB-së, iu ka kërkuar asamblistëve të LDK-së dhe PDK-së nënshkrimet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme komunale për shkarkimin e aksionarëve të këtij institucioni.

Asamblisti i LVV-së në kuvendin komunal në Prishtinë, Egzon Azemi në një konferencë për medie të premten, tha se NPB-ja përveç shkeljeve të shumta ka rrezikuar edhe qytetarët me rrënimin e një objekti me material kancerogjen të asbestit.

“Sot jemi këtu për të rikujtuar paralajmërimet tona për aferat kriminale të NPB-së që kanë nisur katër muaj më parë. Ndryshimi i rregullores së ndërmarrjes, humbja e pronës në emër të marrjes së disa lokale, akt noterial i paligjshëm, marrja e lejeve dhe kushteve ndërtimore pa dokumentacion të plotë. Pagesa milionëshe nga NPB për pronën dhe objektet që dëshironin t’i transferonin kompanive në mënyrë shumë të dyshimtë…si mos të vazhdonin këto shkelje, gjatë vikendit dhe tinëzisht u rrezikua edhe shëndeti i qytetarëve, konkretisht shëndetin i nxënësve në gjimnazin “Xhevdet Doda” dhe banorëve në Lakrishtë”, tha Azemi.

-Advertisement-

Ai kërkoi nënshkrimet nga asamblistët e tjerë të Kuvendit komunal në Prishtinë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme, pasi, sipas tij, këto skandale po e rrezikojnë funksionimin e NPB-së.

“Ne i bëjmë thirrje gjitha subjekteve politike që të na japin nënshkrimet për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, të trajnoheshin gjitha këto problematika në NPB dhe të kërkojmë shkarkimin e këtyre aksionarëve që ka nisur që nga fillimi këtë proces jo ligjor dhe jo transparent…gjitha këto skandale e kanë rrezikuar këtë ndërmarrje, prandaj meqenëse është ky rrezik nuk kemi kohë të heshtim”, shtoi ai.

Azemi tha se kjo iniciativë nuk është partiake, por qytetare prandaj duhet të bashkëngjitet edhe partitë tjera politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera