Lajme

Mehaj i lumtur: Sot radhëve të Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 180 ushtarë profesionistë

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 22 October 2021

Në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj, sot janë betuar 180 ushtarë të rinj profesionist, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar këta të rinj që sot kanë arritur me sukses të gjitha fazat e testimeve dhe trajnimeve themelore për të marrë gradën e ushtarit profesionist.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehaj ka thënë që Detyra, Nderi dhe Atdheu, ishin, janë dhe do të jenë moto e jona e përhershme.

-Advertisement-

“Betimi solemn në zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkushtimin dhe besnikërinë ndaj Atdheut dhe qytetarëve, si dhe shërbimi me mbrojtjen e tyre, pa kursyer as jetën, është akti më i shenjtë që bënë sot,  djemtë dhe vajzat tona”, shkroi Mehaj./Gazeta Infokus/

Postimi i plotë i tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera